Collector
Reagimi i Yamalit pas fitores së Barcelonës tërheq vëmendjen - ai nuk festonte, argumentonte me Flick | Collector
Reagimi i Yamalit pas fitores së Barcelonës tërheq vëmendjen - ai nuk festonte, argumentonte me Flick
Telegrafi

Reagimi i Yamalit pas fitores së Barcelonës tërheq vëmendjen - ai nuk festonte, argumentonte me Flick

Barcelona bëri një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga, pasi mposhti Atletico Madrid me rezultat 2-1 në “Metropolitano”. Megjithatë, pas ndeshjes vëmendjen e mori reagimi i talentit të ri Lamine Yamal. Pavarësisht fitores së rëndësishme, Yamal u pa i irrituar pas vërshëllimës përfundimtare. Ai nuk festoi golin vendimtar të Robert Lewandowski në minutën e 87-të, ndërsa kamerat kapën momentin kur bashkëlojtari i tij Pau Cubarsí përpiqej ta qetësonte. Situata vazhdoi edhe gjatë rrugës drejt zhveshtores, ku Yamal u pa duke bërë gjeste me duar në bisedë me një anëtar të stafit teknik, duke reflektuar zhgënjimin e tij pavarësisht rezultatit pozitiv. Lamine Yamal disrespected Hansi Flick again for subbing him pic.twitter.com/ElIBGUk5xr — Troll Barcelona (@Trollbarcelona_) April 4, 2026 Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick komentoi shkurt situatën, duke e lidhur reagimin e lojtarit me emocionet e larta të ndeshjes. “Nuk e di saktësisht çfarë ndodhi, por loja ishte plot emocione. Lamine dha gjithçka për ekipin dhe ishte shumë i përfshirë në lojë. Kjo është ajo që ka rëndësi për mua”, u shpreh Flick. Hansi Flick on Lamine’s reaction: “I don’t know what happened but he tried his best, he was great”. “Next week, UCL, we go again, he’ll be in a better mood”. @DAZNFutbol ©️ pic.twitter.com/HwjEmBPm3j — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 4, 2026 Ai shtoi se skuadra tani fokusohet te sfida e radhës në Ligën e Kampionëve, duke shprehur bindjen se Yamal do të rikthehet me një gjendje më të mirë shpirtërore. /Telegrafi/

Go to News Site