Collector
“Rri Arbër… është program tjetër ai”, Ledioni thumbon Arbana Osmanin gjatë spektaklit, ironizon me shprehjen e saj | Collector
“Rri Arbër… është program tjetër ai”, Ledioni thumbon Arbana Osmanin gjatë spektaklit, ironizon me shprehjen e saj
Telegrafi

“Rri Arbër… është program tjetër ai”, Ledioni thumbon Arbana Osmanin gjatë spektaklit, ironizon me shprehjen e saj

Në spektaklin e së shtunës, përveç historive prekëse dhe emocioneve të shumta, vëmendjen e publikut e mori edhe një moment humoristik mes Ledion Liços dhe opinionistëve në studio. Nga fundi i spektaklit, Ledioni foli për rëndësinë e humorit gjatë transmetimit, duke theksuar se ndonjëherë duhet shtuar një dozë shakaje për ta bërë atmosferën më të lehtë. Ai tregoi se kishte dëgjuar një thënie sipas së cilës duhet ta marrim jetën me më shumë lehtësi dhe buzëqeshje, pasi shpesh e komplikojmë më shumë seç është në të vërtetë. BBVA/YouTube Në atë moment, Monika ndërhyri me humor duke thënë: “Ti je akoma i ri, dëgjoje plakën këtu, shijoje jetën”. Ledioni iu përgjigj menjëherë me batutë: “Vetëm si plakë nuk duhesh”. Më pas, Monika bëri një gjest me dorë drejt fytyrës, duke lënë të kuptohet se kujdeset për lëkurën, ndërsa Arbri ndërhyri me humor duke thënë: “Të kishin qenë plakat kështu na kishin marrë në qafë”. Kjo shkaktoi të qeshura te publiku i pranishëm në studio. Menjëherë pas kësaj, Ledioni reagoi duke thënë: “Rri Arbër… është program tjetër ai, por do ta fillojmë së shpejti atë”. Kjo fjali u interpretua nga shumë shikues si një kunj i mundshëm ndaj Arbana Osmanit, e cila aktualisht moderon “Ferma VIP”. Kujtojmë se gjatë një Prime-i të këtij formati, edhe ajo kishte përdorur shprehjen “është program tjetër ai”, e cila në atë kohë u komentua gjerësisht nga fansat si një mesazh indirekt ndaj “Big Brother VIP Albania”. / Telegrafi/

Go to News Site