Telegrafi
Lindsay Lohan bëri një pushim nga xhirimet e serialit të saj në Hulu për të festuar katër vjet martesë me bashkëshortin Bader Shammas. Të premten, aktorja 39-vjeçare ndau një fotografi të rrallë në InstaStory, duke e përqafuar Shammasin në një restorant luksoz në New York City. Çifti u martua në heshtje në prill të vitit 2022 dhe publikoi lajmin në korrik të atij viti, shkruan DailyMail. Në nëntor 2021, Lohan kishte njoftuar fejesën e saj, duke shkruar: “Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”. Verën e kaluar, aktorja i bëri homazh Shammasit në ditëlindjen e tij, duke e quajtur “bashkëshort i përkushtuar dhe babai më i mrekullueshëm”. Çifti mirëpriti djalin Luai në korrik 2023, të cilin vendosin ta mbajnë larg vëmendjes publike. /Telegrafi/
Go to News Site