Collector
Vuçiq: Janë gjetur eksplozivë pranë tubacionit të gazit për në Hungari | Collector
Vuçiq: Janë gjetur eksplozivë pranë tubacionit të gazit për në Hungari
Telegrafi

Vuçiq: Janë gjetur eksplozivë pranë tubacionit të gazit për në Hungari

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se ushtria dhe policia gjetën eksplozivë të vendosur pranë një tubacioni që transporton gaz në Serbi dhe Hungari. Ai tha se “dy pako të mëdha me eksplozivë me detonatorë” u gjetën brenda çantave të shpinës në Kanjiza të Serbisë veriore, “disa qindra metra larg tubacionit të gazit”, shkruan euronews . Bëhet e ditur se gazsjellësi Balkan Stream është një zgjatim i gazsjellësit TurkStream dhe transferon gazin rus si në Serbi ashtu edhe në Hungari. Vuçiq tha se e kishte informuar kryeministrin hungarez Viktor Orban "për rezultatet fillestare të hetimit nga autoritetet ushtarake dhe policore mbi kërcënimin ndaj infrastrukturës kritike të gazit". Orban konfirmoi se të dy udhëheqësit kishin folur dhe tha se kishte thirrur një "këshill të jashtëzakonshëm mbrojtjeje" në Hungari për të dielën pasdite. Nuk u dhanë detaje se kush mund t’i ketë vendosur eksplozivët pranë tubacionit të gazit dhe pse. Në vend të kësaj, Vuçiq tha se kishte “gjurmë të caktuara” për të cilat nuk ishte i gatshëm të jepte hollësi. /Telegrafi/

Go to News Site