Collector
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e martja do të jetë "ditë ferri" për Iranin | Collector
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e martja do të jetë
Telegrafi

Trump: Falënderimi i takon Allahut, e martja do të jetë "ditë ferri" për Iranin

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit edhe një herë që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit. Ai njoftoi se e marta do të jetë "dita e termocentralit dhe dita e urës”. Me sa duket kjo një paralajmërim për infrastrukturën iraniane. Më poshtë gjeni postimin e plotë: E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP. Ndryshe, presidenti amerikan së fundmi ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga "thellësia brenda maleve të Iranit". “Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, deklaroi ai. “Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”, përfundoi Trump. /Telegrafi/

Go to News Site