Collector
Masakra e Rezallës, Hoti: E vërteta doli në dritë pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur | Collector
Masakra e Rezallës, Hoti: E vërteta doli në dritë pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur
Telegrafi

Masakra e Rezallës, Hoti: E vërteta doli në dritë pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka kujtuar Masakrën e Rezallës, duke theksuar se më 5 prill 1999, në këtë fshat të Skenderajt, 98 civilë shqiptarë, burra dhe djem të rinj, u pushkatuan nga forcat e armatosura të Serbisë. Hoti ka potencuar se një pjesë e viktimave u ekzekutuan në njërën kodrinë të fshatit, ndërsa vrasjet dhe krimet tjera u kryen edhe në pjesë tjera të vendbanimeve. Sipas tij, struktura shtetërore serbe zbatoi edhe në këtë masakër praktikën e krimit të shumëfishtë, duke rrëmbyer kufomat dhe duke tentuar fshehjen e gjurmëve përmes varrezave masive. Ai ka theksuar se, pas përfundimit të luftës, eshtrat e disa prej të vrarëve në Rezallë u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe në Kizhevak, në Serbi. “Serbia i groposi krimet nën dheun dhe historinë e saj, me tendencën për të fshehur krimin, por e vërteta për krimet dhe fatin e të zhdukurve me dhunë nga Kosova, shpesh dolën në dritë rastësisht. Jo nga vullneti për kërkim falje dhe drejtësi nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Hoti. Në fund, ministri ka bërë thirrje që krimet e kryera gjatë luftës të mos harrohen, duke nderuar viktimat me mesazhin: “Lavdi të rënëve për liri!”.

Go to News Site