Telegrafi
Banorët e Big Brother VIP Albania 5 shijuan një të diel të bukur me rreze dielli. Ndërkohë që për Mateo Borrin dhe Brikena Selmanin nuk munguan as momentet romantike. Ata u panë në disa momente intime duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Foto: Instagram Ndonëse modelja nga Kosova është më e rezervuar sa i përket raportit me Mateon. Ajo shpesh e refuzon dhe krijon konfuzion në lidhje me marrëdhënien e krijuar. Kjo mbase mund të jetë edhe për shkak të formatit ku aktualisht është dhe se si do të duket jashtë. Megjithatë, kanë mbetur vetëm pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother, që do të jetë më 18 prill. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site