Telegrafi
Një dron për Armir Shahinin - Mirin erdhi gjatë ditës së sotme (e diel) në Big Brother VIP Albania 5. Droni pati një mesazh të veçantë që natyrisht u dërgua nga mbështetësit që ka në këtë format. "Aty ka vetëm një VIP, një fitues", thuhet në të. Foto: Instagram Ndërkohë kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother, që do të jetë më 18 prill. Finalistja e parë për këtë edicion u shpall Selin Bollati, ndonëse janë edhe tri vende të lira. Mbetet për t'u parë se kush janë personazhet e tjerë që do t'i bashkohen Selin për në finale. Në nominim këtë javë duhet theksuar që janë: Edisa, Shëndriti dhe Juela, ku njëri prej tyre largohet të martën. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Armir Shahini Lil'Xhik WSF (@miri_westsidefamily)
Go to News Site