Collector
Aksident i rëndë në Llugë të Podujevës, tre të lënduar | Collector
Aksident i rëndë në Llugë të Podujevës, tre të lënduar
Telegrafi

Aksident i rëndë në Llugë të Podujevës, tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Llugë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti. Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Go to News Site