Telegrafi
Ndihmëstrajneri i Manchester Cityt, Pep Lijnders, ka konfirmuar se Bernardo Silva do të largohet nga klubi në fund të sezonit si lojtar i lirë. Ylli portugez ka një dekadë në fanellën e “Qytetarëve”, ndërsa duket se ka vendosur të kalojë një aventurë të re në fanellën e ndonjë skuadre tjetër para pensionimit. “Ti kurrë nuk e zëvendëson një lojtar me të njëjtin profil, sepse të tillë nuk ekzistojnë. Bernardo Silva është unik”. “A mënyra si ai kontrollon lojën, si lëviz, si e pranon topin, si udhëheq, si i sheh zgjidhjet – të gjitha këto gjëra e bëjnë të veçantë”, deklaroi Lijnders. Ai theksoi se klubi nuk do të kërkojë një kopje të portugezit, por një profil që i përshtatet nevojave të skuadrës. “Ti nuk kërkon zëvendësim identik. Kërkon atë që i duhet ekipit për t’u rritur dhe dikë që mund të futet në formacionin bazë. Pastaj shpreson që lojtarët e rinj, si ata nga akademia apo afrimet e fundit, të bëjnë hapin përpara në mesfushë”. “Më e rëndësishmja është që lojtarët me përvojë, ata që kanë kohë të gjatë në klub, të qëndrojnë. Rreth tyre ndërtohet gjithçka tjetër”. Megjithatë, e pranoi se mungesa e Bernardo Silvës do të ndihet shumë. “Do të jetë e vështirë, sepse kur ai mungon në një ndeshje, e vëren menjëherë. Imagjinoni një sezon të tërë pa të. Por çdo histori e bukur ka një fund”. “Shpresoj që ai t’i shijojë këto muajt e fundit – kanë mbetur vetëm gjashtë javë – dhe të ketë një lamtumirë të denjë. Ai e meriton gjithë atë vëmendje”./ Telegrafi/
Go to News Site