Collector
Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë | Collector
Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë
Telegrafi

Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet. Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 05:13 të së dielës, persona të panjohur dyshohet se i kanë vjedhur një qytetari kosovar një shumë të konsiderueshme parash të gatshme. Viktima kishte deklaruar se paratë i mbante në çantën e tij në momentin e incidentit. Autoritetet kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë, katër femra dhe dy meshkuj, të gjithë shtetas të huaj, të cilët ndodheshin në shoqërinë e ankuesit në kohën kur dyshohet se ka ndodhur vjedhja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Rasti është ende në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Go to News Site