Telegrafi
Pas propozimit që i bëri Brikenës për të qenë e dashura e tij, Mateo duket se nuk po i jep pushim dhe vazhdon ta ndjekë nga afër. Sipas pamjeve nga shtëpia e BBVA, ai përpiqet të puthë Brikenën, por ajo duket e rezervuar dhe nuk dëshiron të shkëmbejë puthje menjëherë. Një moment i veçantë është kur Brikena po palos rrobat, ndërsa Mateo i afrohet duke u munduar ta puthë. Ajo i thotë: “Jo tani, më vonë, më lër të palos rrobat”. BBVA/Instagram Mateo duket i qetë dhe i përgjigjet se do ta respektojë këtë, duke lënë të kuptohet se do të kërkojë sërish puthje më vonë. Gjithashtu, gjuha e trupit të Brikenës tregon rezervën e saj: ajo shpesh e shtyn Mateon lehtë, dhe kur ai e përqafon apo e puth në qafë, pasi në buzë nuk e lejon, ajo qëndron e qetë dhe vetëm i vendos dorën në shpinë për të treguar kufijtë e saj. Ky dinamizëm mes tyre nuk ka kaluar pa komentet e fansave. Në videot e postuara në profilin zyrtar të BBVA, shumë ndjekës kanë shprehur pakënaqësi, duke kritikuar ndjekjen e vazhdueshme të Mateo-s dhe lojën e rezervuar të Brikenës. Disa e kanë quajtur Brikenën “gjarpër” dhe kanë sugjeruar se nuk e do vërtet Mateon, duke e bërë këtë situatë të diskutohet gjerësisht në rrjetet sociale. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site