Collector
Sky Ferreira akuzon Charli XCX për përdorim të demove të saj të papublikuara | Collector
Sky Ferreira akuzon Charli XCX për përdorim të demove të saj të papublikuara
Telegrafi

Sky Ferreira akuzon Charli XCX për përdorim të demove të saj të papublikuara

Sky Ferreira, bashkëpunëtore e Charli XCX, pretendon se disa pjesë të albumit të fundit të këngëtares, Wuthering Heights , bazohen në demo-t e saj të papublikuara. Në rrjetet sociale, Ferreira, 33 vjeç, shkroi: “Kam prova për gjithçka. Dikush më dërgoi llogarinë e tij X. Kam punuar shumë gjatë viteve dhe artisti juaj i preferuar regjistron këngët e mia të vjetra”. Ajo shtoi se ndihej e lodhur dhe poshtëruar nga situata, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë punën e saj pa ndërhyrje të panevojshme: “Nuk dua të ngacmohem. Njerëzit nuk interesohen për të vërtetën; bëhet fjalë për rrëfime më emocionuese. Jam e lumtur që mund të vazhdoj jetën time”. Albumi, i publikuar në shkurt, përfshin kolona zanore për adaptimin e romanit të Emily Brontë, me aktorët Margot Robbie dhe Jacob Elordi, shkruan DailyMail. Ferreira pretendon se të paktën dy nga këngët bazohen në demot e saj të padëgjuara më parë. Ekipi i menaxhimit të Charli XCX reagoi, duke sqaruar: “Përpara publikimit të Wuthering Heights , u krye një proces standard rishikimi për materialet arkivore dhe regjistrimet demo. Të gjitha kreditet dhe ndarjet e këngëve u finalizuan dhe u miratuan zyrtarisht nga të gjitha palët përkatëse”. /Telegrafi/

Go to News Site