Telegrafi
Portieri i Italisë , Gianluigi Donnarumma, reagoi me nervozizëm të madh pas humbjes dramatike ndaj Bosnja dhe Hercegovina në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, ndërsa tani është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e shpërthimit të tij. “Azzurrët” arritën të rezistonin me 10 lojtarë dhe ta çonin ndeshjen në penallti pas barazimit 1-1 në Bilino Polje. Megjithatë, ndryshe nga zakonisht, Donnarumma nuk arriti të ndikojë në asnjë nga goditjet e kundërshtarëve – diçka e pazakontë për heroin e finales së Euro 2020. Pas ndeshjes, ai u pa duke i bërtitur portierit të Bosnjës, Nikola Vasilj, duke e akuzuar për vjedhjen e një flete me shënime të rëndësishme për penalltitë – një listë që zakonisht përmban informacion mbi mënyrën e gjuajtjes së lojtarëve kundërshtarë. Megjithatë, më vonë doli në pah se Vasilj nuk kishte asnjë lidhje me incidentin. Fleta ishte marrë nga një djalë 14-vjeçar, Afan Cizmic, lojtar i të rinjve të klubit Çelik Zenica. Në një prononcim për mediat lokale, ai pranoi veprimin, duke e mbajtur letrën në xhep, që më pas e prezantoi. “Pashë diçka pranë peshqirit dhe e kuptova menjëherë se çfarë ishte. E mora dhe e fsheha. Aty ishin të gjitha informacionet për lojtarët tanë. Pa atë listë, Donnarumma duhej të vepronte vetëm me instinkt”, deklaroi i riu. Ky episod duket se ka ndikuar në performancën e portierit italian gjatë penalltive, ku ai nuk arriti të ndalë asnjë goditje. Ndërkohë, edhe pse veprimi i djalit mund të konsiderohet josportiv, një pjesë e tifozëve boshnjakë kanë reaguar ndryshe, duke kërkuar që ai të shpërblehet – madje duke propozuar që të jetë maskotë e ekipit në Kupën e Botës. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Goal (@goal)
Go to News Site