Telegrafi
Brikena Selmani dhe Mateo Borri po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5. Dyshja, të cilët nisën njohjen në këtë format, kanë zgjedhur Kristi Malajn për të bërë celebrimin e tyre. Veç kësaj, është bërë një ambient luksoz me detaje në ngjyrë të bardhë, për çiftin e ri. Foto: YouTube Ndërkaq, për të performuar është zgjedhur këngëtari i njohur, Gena. Pak para nisjes së dasmës së Brikenës me Mateon - banorët me paraqitje elegante Do të ketë një natë të zjarrtë dhe me atmosferë të mrekullueshme për natën e veçantë. Foto: YouTube Kjo është dasma e dytë që po organizohet në këtë reality shou pas Selin dhe Gimbos. Mbetet për t'u parë se si do të ecë kjo marrëdhënie pas mbarimit të spektaklit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site