Telegrafi
Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5. Çifti duket i mrekullueshëm, modelja nga Kosova në fustan të bardhë teksa Mateo me kostum të zi elegant. Ata i thanë 'PO' njëri-tjetrit përpara konkurrentëve, ish-banorëve, të cilët janë të pranishëm në aheng. Foto: YouTube Celebrimi u bë nga ish-banori Kristi Lamaj, ashtu siç kërkuan vetë dyshja. Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie janë opinionistët: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi. Për të performuar do të jetë këngëtari i mirënjohur, Gena. Në fund, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke vënë pikën mbi dashurinë e tyre. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site