Telegrafi
Gjatë misionit Artemis II, katër astronautët e NASA arritën një moment historik: ata u bënë njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka në historinë moderne. Por një detaj i papritur mori vëmendjen në rrjet: një kavanoz Nutella që po lundronte në kabinë pak minuta para se të thyhej rekordi. Ky moment u bë viral, me shumë përdorues që bënë shaka se Nutella “vendosi rekord botëror” duke u bërë ushqimi që ka udhëtuar më larg nga Toka. Nutella just hit a world record flying as far away from Earth as nobody else did before pic.twitter.com/046pkMYezH — Tobi Mülhauser (@iamtobi) April 6, 2026 Disa e quajtën këtë një reklamë të fshehtë për kompaninë Ferrero , prodhuesin e Nutella-s. Megjithatë, NASA reagoi shpejt, duke sqaruar se nuk ka asnjë marrëveshje reklamimi dhe se zgjedhja e ushqimeve bëhet nga vetë ekuipazhi, jo nga sponsorë. Pavarësisht kushteve sfiduese — si problemet me tualetin dhe gjumi në qese të ngjashme me kokona — astronautët nuk u privuan nga ushqimet e mira. / Telegrafi /
Go to News Site