Telegrafi
Shoferi i një treni me shpejtësi të lartë TGV ka gjetur vdekjen dhe 27 persona janë lënduar në Francë të martën kur treni u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në një kalim hekurudhor në zonën Lens të Pas-de-Calais, në Francën verilindore, herët të martën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. "Një aksident që përfshinte një kamion të rëndë dhe një TGV ndodhi këtë mëngjes midis Béthune dhe Lens. Po shkoj në vendngjarje me drejtorin ekzekutiv të SNCF, Jean Castex", njoftoi Ministri i Transportit Philippe Tabarot në një mesazh të postuar në X. At least one person was killed and 27 were injured when a Paris-bound train carrying 250 passengers collided with a truck at a level crossing in the Pas-de-Calais department. pic.twitter.com/ztgksFZWqg — Argonaut (@FapeFop90614) April 7, 2026 Makinisti i trenit vdiq në aksident, i cili ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit, thanë zjarrfikësit për median rajonale ICI Nord. Të paktën 27 pasagjerë në tren janë lënduar, sipas raporteve paraprake. SNCF tha se shërbimet hekurudhore do të pezullohen midis Bethune dhe Lens të paktën deri të martën vonë. PAS-DE-CALAIS : Le ministre des transports est attendu sur les lieux de l'accident de TGV. Le conducteur du train, incarcéré dans sa cabine, est mort, après avoir percuté un camion militaire du régiment de génie d'Angers au passage à niveau (La Voix du Nord). https://t.co/VUeGQ1mJte pic.twitter.com/fB12SbKvOM — Infos Françaises (@InfosFrancaises) April 7, 2026 “Shërbimi është pezulluar në linjat Lille-Douai, Lille-Lens dhe Lille-Béthune deri në mes të mëngjesit për shkak të një aksidenti në një kalim hekurudhor. Ekipet e TER (linja rajonale e trenit) po punojnë për të rivendosur shërbimin”, deklaroi SNCF në faqen e saj të internetit. Në Francë, aksidentet serioze që përfshijnë linjat hekurudhore me shpejtësi të lartë janë të rralla krahasuar me hekurudhat tradicionale. / Telegrafi /
Go to News Site