Telegrafi
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të komunës së Podujevës. Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:00 deri në 15:00 dhe është e domosdoshme për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe garantimin e furnizimit më të qëndrueshëm në të ardhmen. Banorët e zonave të prekura janë ftuar të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit për nevojat ditore gjatë periudhës së ndërprerjes. Furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht pas përfundimit të punimeve. / Telegrafi /
Go to News Site