Telegrafi
Rogert Sterkaj, Edisa Demollari dhe Juela Nikolli e kanë vënë në shënjestër Mirin për lojën me Selin Bollatin dhe çështjen e krevatit. Ata i janë rikthyer kësaj teme, duke e pyetur më shumë këngëtarin, rreth situatave me të. Të njëjtit në një moment e ngacmojnë edhe nëse ka pasur prekje mes tyre. Foto: Instagram Anëtari i "West Side Family" hedh poshtë të gjitha këto aludimeve të banorëve. "Asnjë lloj prekje, asnjë lloj situate, as me këmbë e as me duar", u shpreh ai. Miri tregon vendosmëri duke dëshmuar se ishte një lojë, por asgjë më shumë. Ata ndërkaq tani janë rivalë të njëri-tjetrit sa i përket dinamikave në Big Brother. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site