Telegrafi
Ema Modric, vajza e futbollistit të njohur Luka Modric, ka fituar trofeun e saj të parë si lojtare e AC Milan. Në finalen e Garino Cup, një turne për vajza nën moshën 13 vjeç, Ema dhe skuadra e saj triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Interit, duke siguruar titullin kampion. Ajo kontriboi gjithashtu me një gol në fitoren në çerekfinale kundër Sassuolo, ndërsa në gjysmëfinale ekipi i saj mposhti Juventus. Ema Modric, figlia di Luka nata nel 2013, ha vinto la Garino Cup femminile col Milan: battute Inter e Juve in semifinale e finale. Papà Luka ha visto un pezzo di finale da Napoli via FaceTime. E il sorriso con la coppa è lo stesso di papà… pic.twitter.com/kAZ8boMgep — luca bianchin (@lucabianchin7) April 6, 2026 Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport , Luka Modric e ndoqi ndeshjen e vajzës së tij 12-vjeçare përmes Facebook-ut, për shkak të angazhimeve profesionale. Ndërkohë, skuadra e tij luante derbin në Napoli, ku u mposht me rezultat 1:0. Triumfin e Emës e ndoqën nga afër edhe pjesëtarët e tjerë të familjes Modric, përfshirë vëllain Ivano dhe motrën Sofia. Gazetari i Gazzettas , Luca Bianchin, publikoi një fotografi të Emës, duke theksuar se ajo ka të njëjtën buzëqeshje si babai i saj i famshëm. /Telegrafi/
Go to News Site