Collector
Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos | Collector
Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos
Telegrafi

Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha , ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me disa fotografi provokuese nga pushimet luksoze në Turks and Caicos. Artistja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore dhe atmosferën relaksuese të pushimeve tropikale. “Me varrosni në Turks”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke lënë të kuptohet se po e shijon maksimalisht këtë destinacion luksoz. View this post on Instagram A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) Përveç momenteve nga pushimet, Rexha po shijon edhe suksesin e projekteve të saj më të reja muzikore. Katër këngët e para të albumit të saj në ardhje, Dirty Blonde, tashmë janë publikuar dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku. Bëhet fjalë për këngët I Like You Better Than Me, Çike Çike, New Religion dhe Hysteria, të cilat kanë grumbulluar reagime pozitive dhe interes të madh nga fansat në mbarë botën. Albumi i plotë pritet të publikohet më 12 qershor, ndërsa deri atëherë këngëtarja duket se po kombinon në mënyrë perfekte suksesin profesional me pushimet luksoze në Karaibe. /Telegrafi/

Go to News Site