Collector
Antonio Conte, i hap derën rikthimit te Kombëtarja e Italisë | Collector
Antonio Conte, i hap derën rikthimit te Kombëtarja e Italisë
Telegrafi

Antonio Conte, i hap derën rikthimit te Kombëtarja e Italisë

Trajneri i Napoli , Antonio Conte, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të Kombëtares së Italisë. Pas fitores 1-0 ndaj AC Milan, që e ngjiti Napolin në vendin e dytë në Serie A, Conte komentoi spekulimet rreth së ardhmes së tij në konferencë për shtyp. “Është normale që emri im të përmendet për kombëtaren italiane. Nëse do të isha president i federatës, edhe unë do ta merrja në konsideratë emrin tim”, u shpreh ai. Trajneri italian kujtoi edhe eksperiencën e tij të mëparshme në krye të “Azzurrëve”, ku shërbeu nga viti 2014 deri në 2016. Megjithatë, ai theksoi se gjithçka do të varet nga situata e tij aktuale kontraktuale. “E di si funksionon kombëtarja, por kam një kontratë. Në fund të sezonit do të takohem me presidentin dhe pastaj do të shohim,” shtoi Conte. Nga ana tjetër, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të trajnerit. “Nëse Conte do të më kërkonte ta liroja për të marrë drejtimin e kombëtares, mendoj se do të pranoja,” deklaroi ai. Posti i trajnerit të Italisë është vakant pas largimit të Gennaro Gattuso më 3 prill, ndërsa përvoja dhe forma e mirë e Contes me Napolin e bëjnë atë një nga kandidatët kryesorë për këtë rol. /Telegrafi/

Go to News Site