Collector
Inspektohet projekti i kogjenerimit në Obiliq, synohet përfshirja e të gjitha lagjeve | Collector
Inspektohet projekti i kogjenerimit në Obiliq, synohet përfshirja e të gjitha lagjeve
Telegrafi

Inspektohet projekti i kogjenerimit në Obiliq, synohet përfshirja e të gjitha lagjeve

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, kanë zhvilluar një vizitë në terren në projektin e kogjenerimit, ku janë shoqëruar edhe nga menaxheri i kontratës së këtij projekti. Gjatë vizitës, zyrtarët komunalë janë informuar nga afër për ecurinë e punimeve dhe procedurat aktuale, duke diskutuar në detaje për fazën në të cilën ndodhet projekti. Sipas njoftimit, është theksuar përkushtimi për zgjerimin e këtij projekti në të gjitha lagjet e komunës, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Obiliqit. Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. / Telegrafi /

Go to News Site