Collector
KRU Mitrovica vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe | Collector
KRU Mitrovica vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe
Telegrafi

KRU Mitrovica vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësitdhe Kanalizimeve (KRU) Mitrovica ka bërë të ditur se po vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara. KRU Mitrovica u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të kryejnë pagesat e tyre sa më shpejt për të shmangur ndërprerjen e shërbimit të furnizimit me ujë. “Kujdesi dhe pagesat në kohë janë të domosdoshme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e kompanisë. Kompania rikujton se shkyçjet bëhen vetëm për konsumatorët me detyrime të prapambetura dhe se pagesat e kryera në kohë mund të shmangin ndërprerjen e shërbimit. / Telegrafi /

Go to News Site