Collector
Panik në një shkollë të Vjenës, policia mobilizoi edhe njësitë speciale – alarmi duket si ishte i rremë | Collector
Panik në një shkollë të Vjenës, policia mobilizoi edhe njësitë speciale – alarmi duket si ishte i rremë
Telegrafi

Panik në një shkollë të Vjenës, policia mobilizoi edhe njësitë speciale – alarmi duket si ishte i rremë

Një operacion i madh është realizuar të mërkurën në një shkollë të Vjenës, Austri. Dhe operacioni thuhet se ndodhi pasi një telefonues anonim kërcënoi në një shkollë në Friesgasse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Siç theksohet më tej, pasi u mor një telefonatë, menjëherë u dha alarmi. Policia mbërriti me forca të shumta - përfshirë njësi speciale si Cobra dhe WEGA. Am Mittwoch kam es im 15. Wiener Gemeindebezirk in der Friesgasse zu einer Amokdrohung. Ein Großaufgebot der Polizei, darunter Spezialkräfte wie Cobra und WEGA, stand im Einsatz. Die Lage konnte rasch unter Kontrolle gebracht werden, pic.twitter.com/NUxLopHJcH — Esterreicherr (@Esterreicherr) April 8, 2026 Ndërtesa dhe e gjithë zona përreth u kontrolluan menjëherë. Shërbimet e emergjencës kontrolluan me kujdes shkollën për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm. Megjithatë, për fat të mirë, forcat speciale “dhanë dritën jeshile”. Siç ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Irina Steirer për " Heute ", nuk u gjet asgjë e rrezikshme. Gjithashtu, siç u vlerësua më tej, nuk kishte prova për një kërcënim të vërtetë në vendngjarje. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, mbetet e paqartë se kush qëndron pas telefonatës anonime kërcënuese. / Telegrafi /

Go to News Site