Collector
Nga stabiliteti te pasiguria: Arbeloa me statistika të tmerrshme kundrejt Xabi Alonsos | Collector
Nga stabiliteti te pasiguria: Arbeloa me statistika të tmerrshme kundrejt Xabi Alonsos
Telegrafi

Nga stabiliteti te pasiguria: Arbeloa me statistika të tmerrshme kundrejt Xabi Alonsos

Real Madridi pëson më shumë humbje me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa sesa me paraardhësin Xabi Alonso, i cili kishte statistika shumë më të mira sa drejtoi ekipin Los Blancos. Sezoni 2025/26 po nxjerr në pah një diferencë të qartë në rezultatet e Real Madridit, në varësi të trajnerit në stol. Shifrat flasin vetë dhe nuk janë në favor të trajnerit aktual. Me Xabi Alonso në krye, madrilenët regjistruan vetëm 5 humbje në 28 ndeshje, një bilanc që përkthehet në një përqindje humbjesh prej 17.9%. Një ritëm i qëndrueshëm dhe konkurrues në të gjitha frontet. ❗El Real Madrid en la temporada 2025/2026: ▪️Con Xabi Alonso: 5 derrotas en 28 partidos ▪️Con Álvaro Arbeloa: 6 derrotas en 19 partidos El actual técnico del equipo blanco casi duplica el porcentaje de derrotas de Xabi (31,6% ? 17,9%) pic.twitter.com/mzDBQdZyNn — Diario SPORT (@sport) April 8, 2026 Në anën tjetër, me Alvaro Arbeloa në stol, Real Madridi ka pësuar 6 humbje në vetëm 19 ndeshje. Kjo e çon përqindjen e humbjeve në 31.6% - pothuajse dyfish krahasuar me periudhën e Alonsos. Këto statistika po shtojnë presionin mbi Arbeloan, në një moment kur pritshmëritë te Real Madridi janë gjithmonë maksimale. /Telegrafi/

Go to News Site