Telegrafi
Ka ndërruar jetë gazetarja Shukran Nobërdali-Qyqalla , e cila për vite me radhë ishte pjesë e Radio Televizioni i Kosovës (RTK). E ndjera ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku u angazhua si gazetare në Redaksinë informative. Ajo njihej gjithashtu si autore dhe moderatore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e udhëhoqi me përkushtim për më shumë se dy dekada. Kontributi i saj në gazetari dhe informim publik është vlerësuar ndër vite, veçanërisht në trajtimin e temave që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e enjte) në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Dragodan, në Prishtinë. /Telegrafi/
Go to News Site