Collector
PSG synon një bonus të madh me kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve | Collector
PSG synon një bonus të madh me kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Telegrafi

PSG synon një bonus të madh me kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain pritet të marrë një bonus të madh në rast se arrin të eliminojë Liverpoolin nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të garës. Sipas raportimeve nga mediumi Le Parisie n, Paris Saint-Germain pritet të fitojë 15 milionë euro shtesë nëse siguron një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Klubi francez, i cili arriti në çerekfinale pas një fitoreje dominuese me rezultatin e përgjithshëm 8-2 ndaj Chelseat, ka grumbulluar tashmë gati 60 milionë euro në çmime këtë sezon. “Nuk ka favoritë”, Enrique flet për ndeshjen çerekfinale midis PSG-së dhe Liverpoolit Ky total përfshin një bonus pjesëmarrjeje prej 18.5 milionë eurosh, 9.5 milionë euro për rezultatet e fazës së grupeve dhe 8.15 milionë euro për vendin e 11-të në grup. Përveç kësaj, ata fituan 11 milionë euro për arritjen në fazën e 1/8-tave dhe 12.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale. PSG aktualisht po përballet me Liverpoolin në një ndeshje me sistem vajtje-ardhje për një vend në katërshen e fundit të garës elitare të klubeve evropiane. Ndeshja e parë luhet sonte (e mërkurë) nga ora 21:00 në 'Parc des Princes'. /Telegrafi/

Go to News Site