Collector
Më mirë se qerpikët natyralë: Zëvendësoni maskarën e zezë me atë kafe për një pamje elegante dhe natyrale | Collector
Më mirë se qerpikët natyralë: Zëvendësoni maskarën e zezë me atë kafe për një pamje elegante dhe natyrale
Telegrafi

Më mirë se qerpikët natyralë: Zëvendësoni maskarën e zezë me atë kafe për një pamje elegante dhe natyrale

Zbuloni si të arrini një pamje të butë me nuanca kafe dhe njihuni me zgjedhjet më të mira për këtë sezon Maskara e zezë është një klasik i grimit, por ndonjëherë mund të duket e fortë dhe tepër e theksuar. Për përditshmëri, shpesh synojmë një grim më natyral, që e thekson fytyrën në mënyrë të butë pa qenë i rënduar. Qoftë nëse dëshironi këtë ndryshim të thjeshtë, apo kërkoni një maskarë rezistente ndaj ujit që i përballon edhe lotët më emocionalë, maskara kafe është produkti që ju duhet. Ajo është pjesë e domosdoshme në çantën e shumë vajzave moderne, falë aftësisë për t’i zgjatur, ngritur dhe kthyer qerpikët duke ruajtur një pamje krejt natyrale. Maskara e zezë krijon një efekt të fortë dhe të dallueshëm, që padyshim ka përparësitë e veta dhe ofron një pamje klasike të përjetshme. Megjithatë, përparësia e maskarës kafe qëndron te fakti se duket më e butë dhe më pak kontrastuese, duke e bërë zgjedhje ideale për një pamje më natyrale të qerpikëve. Kjo e bën veçanërisht të përshtatshme për personat me lëkurë të çelët, flokë bjonde ose qerpikë të hapur, trasnmeton Telegrafi. A ju përshtatet maskara kafe? Nëse po pyesni veten nëse ju shkon, përgjigjja në shumicën e rasteve është po. Maskara kafe mund të përdoret nga të gjithë dhe i përshtatet çdo ngjyre sysh. Megjithatë, ajo theksohet veçanërisht bukur te sytë blu. Kontrasti mes ngjyrës blu dhe asaj kafe krijon një efekt shumë tërheqës, duke i bërë sytë të duken më të thellë dhe më shprehës. Ekspertët theksojnë se maskara kafe është zgjedhje ideale “kur dëshironi një pamje më të butë, ndërsa stili i grimit evoluon me kalimin e viteve”. Prandaj, ky produkt është i përkryer për një paraqitje më të natyrshme dhe më pak dramatike. Si të përdoret maskara kafe? Grimierët këshillojnë që mbi kapakët e syve të aplikoni një hije në ton çokollatë me bazë të ngrohtë, të kombinuar me një laps sysh ngjyrë kafe që e definon butësisht syrin, sipas tonit të lëkurës suaj. Për një pamje moderne dhe të lehtë për t’u mbajtur çdo ditë, përfundoni gjithçka me një maskarë në nuancë gështenje, e cila zbut tiparet e fytyrës dhe sjell një frymë autentike pranverore. /Telegrafi/

Go to News Site