Collector
Sot në gjyqin ndaj Stojançe Jovanovskit u prezantuan audio dhe video dëshmi për dhunën në familje | Collector
Sot në gjyqin ndaj Stojançe Jovanovskit u prezantuan audio dhe video dëshmi për dhunën në familje
Telegrafi

Sot në gjyqin ndaj Stojançe Jovanovskit u prezantuan audio dhe video dëshmi për dhunën në familje

Nga Prokuroria sot deklaruan se dhjetëra denoncime brenda dy viteve janë bërë në polici kundër Stojançe Jovanovskit për dhunë në familje. Ka denoncuar bashkëshortja e tij Ivana, fqinjët, nëna e saj, ndërsa një herë dhunë familjare ka denoncuar edhe vetë Stojançe, duke pretenduar se Ivana e kishte rrahur. Në një nga denoncimet, nëna e Ivanës kërkon ndihmë për vajzën e saj, për të cilën thoshte se ishte në proces divorci. Dhunën e djalit të saj e ka denoncuar edhe vet nëna e Stojançes. “Nëna e Stojançes raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodosij Golloganov” 96. Në sfond dëgjohet e qara e Katjës, aq e fortë sa që nuk dëgjohet çfarë thotë Cvetanka. Katja qan me zë të lartë dhe thotë: “Do ta vrasë mamanë”, deklaruan nga Prokuroria. Në sfond dëgjohet e qara e Katjës e cila thotë: Do ta vrasë mamanë. Në sallën e gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup u dëgjuan tre incizime audio nga dita kritike, por edhe një incizim video nga e njëjta ditë në rrugën “Prashka” në Karposh, ku shihet se si Stojançe e godet Ivanën. Në incizim shfaqet edhe Martin Sazdov. “Shihet se si Stojançe vjen në këmbë dhe ndalet me Ivanën në trotuar para shkollës. Pas një minute, Stojançe e godet Ivanën; Ivana tërhiqet dhe dridhet. Ata vazhdojnë të debatojnë; Ivana mban fytyrën dhe ulet në gardh. Në 11:09 Ivana ngrihet, mban fytyrën me njërën dorë dhe vazhdojnë të debatojnë. Pas 1 minute shihet se vjen një automjet në pronësi të Martin Sazdovit”., theksuan nga Prokuroria. Gjykimi ndaj Stojançe Jovanovskit është në fazën e paraqitjes së dëshmive materiale. Ai akuzohet se pas një periudhe të gjatë dhune familjare ndaj bashkëshortes së tij Ivanës, e ka çuar që tragjikisht t’i japë fund jetës së saj së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare.

Go to News Site