Collector
NYT pretendon se e ka zbuluar kush i ka krijuar kriptovalutat | Collector
NYT pretendon se e ka zbuluar kush i ka krijuar kriptovalutat
Telegrafi

NYT pretendon se e ka zbuluar kush i ka krijuar kriptovalutat

Gazeta amerikane pretendon se ka zbuluar krijuesin e kriptovalutave. The New York Times sugjeron se personi pas pseudonimit Satoshi Nakamoto mund të jetë kriptografi Adam Back - drejtor ekzekutiv i Blockstream dhe një nga figurat më të hershme në komunitetin e kriptovalutave. Ai është vërtet i lidhur me origjinën e teknologjisë: Back krijoi Hashcash, një sistem që u bë baza për mekanizmin e Bitcoinit. Për shkak të kësaj, ai prej kohësh është konsideruar si një krijues i mundshëm i kriptomonedhës. Vetë Back e mohon këtë dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje me krijimin e Bitcoinit. Portofoli i lidhur me Satoshi Nakamoto aktualisht mban rreth 78 miliardë dollarë në Bitcoin. /Telegrafi/

Go to News Site