Telegrafi
Ndeshja e parë çerekfinale e UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool ofroi një duel me intensitet të lartë, ku vendasit dominuan dhe siguruan një avantazh të qartë 2-0 për ndeshjen e kthimit. Desire Doue shënoi në pjesën e parë, ndërsa një gol tjetër shtoi Khvicha Kvaratskhelia, duke vulosur takimin. Pikërisht gjeorgjiani Kvaratskhelia, sipas SofaScore, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.0. « Merci » #PSGLIV #UCL pic.twitter.com/1WWsB13zwh — Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 8, 2026 Pas tij, paraqitje të mira patën edhe Vitinha (7.9), Doue (7.8) dhe Nuno Mendes (7.7). Lojtari me notën më të dobët ishte Jeremie Frimpong me 6.9. Notat e lojtarëve të PSG dhe Liverpoolit Paris Saint-Germain - Liverpool Live Score /Telegrafi/
Go to News Site