Collector
“Cili është qëllimi” - Hansi Flick kritikon VAR-in pas humbjes ndaj Atletico Madrid | Collector
“Cili është qëllimi” - Hansi Flick kritikon VAR-in pas humbjes ndaj Atletico Madrid
Telegrafi

“Cili është qëllimi” - Hansi Flick kritikon VAR-in pas humbjes ndaj Atletico Madrid

Trajneri i Barcelona , Hansi Flick, ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj VAR pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes, Flick kritikoi dy vendime kyçe: ndërhyrjen me dorë të Marc Pubill pas një goditjeje nga portieri dhe kartonin e kuq ndaj Pau Cubarsí. Trajneri gjerman tha për prekje me dorë të Pubill: “Të gjithë gabojmë, por cili është kuptimi i VAR nëse s’po zbaton rregullat? Kjo është penallti dhe karton i dytë i verdhë – thjesht nuk e kuptoj”. Que poco se habló de esto, no? Musso apoya la pelota y la pone en juego con el pie, pero Marc Pubill (amonestado) la agarra con la mano y saca de nuevo. El árbitro y el VAR no quisieron comprarse un problema. En mis libros, penalazo no cobrado a Barcelona. pic.twitter.com/LALqzB98P3 — Santi Feldman (@SantiFeldman) April 8, 2026 Ai gjithashtu ngriti pikëpyetje për kartonin e kuq të Cubarsí, duke deklaruar rezervat. “Nuk jam i sigurt nëse e preku mjaftueshëm Simeonen për të marrë karton të kuq”, nënvizoi. Megjithatë, Flick mbeti optimist për ndeshjen e kthimit, pasi ai ende beson në rikthim. “Humbëm 2-0, por patëm disa raste të shkëlqyera. Akoma kemi shanse për rikthim në ndeshjen e kthimit”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Go to News Site