Collector
Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar | Collector
Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar
Telegrafi

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar

Rreth mesnatës është raportuar për një incident në një lokal në Pejë, ku pas një mosmarrëveshjeje, një person i dyshuar (mashkull kosovar) ka kanosur të pranishmit dhe më pas ka sulmuar një viktimë (mashkull kosovar). Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë edhe me armë zjarri, duke shkaktuar dëme materiale në xhamat e lokalit, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim./ Telegrafi /

Go to News Site