Collector
Arrestohen katër kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës | Collector
Arrestohen katër kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës
Telegrafi

Arrestohen katër kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 17”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë katër shtetase kineze, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente në zonën e Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, duke i përshtatur ato për ushtrim prostitucioni. "Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze". Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi 4-javor me metoda speciale, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Po ashtu, në kuadër të këtij rasti janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër shtetas të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar katër pasaporta dhe një shumë parash si prova materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, ndërsa hetimet për rastin vijojnë./Telegrafi/

Go to News Site