Collector
Keanu Reeves dëshmon edhe një herë se është personazhi më i mirë në Hollywood | Collector
Keanu Reeves dëshmon edhe një herë se është personazhi më i mirë në Hollywood
Telegrafi

Keanu Reeves dëshmon edhe një herë se është personazhi më i mirë në Hollywood

Keanu Reeves ka treguar edhe një herë se është një nga personazhet më të respektuara dhe të dashura në Hollywood, duke ndihmuar një të re 16-vjeçare të realizojë dokumentarin e saj. Historia filloi pesë vjet më parë kur Bianca Mitchell-Avila, e frymëzuar nga vajzat shahiste që sfidojnë dominimin e burrave në sport, i dërgoi një e-mail menaxherit të Reeves. Ajo donte të xhironte një dokumentar mbi udhëtimin e saj përmes Amerikës dhe mësimet që kishte nxjerrë. Foto: YouTube Një nga idetë e saj fillestare ishte të luante shah me një personazh të famshëm, dhe Reeves, përmes roli të tij si John Wick, dukej zgjedhja perfekte. Reeves u impresionua nga ambicia dhe vizioni i projektit dhe iu përgjigj menjëherë, duke zhvilluar më pas një bisedë me Bianca përmes Zoom-it. Edhe pse ndeshja me të nuk u përfshi në film, ai iu bashkua projektit si producent ekzekutiv, duke e mbështetur aktivisht dhe duke i dhënë këshilla në të gjitha fazat e produksionit. Mitchell-Avila theksoi se Reeves nuk ishte thjesht formal në përfshirjen e tij; ai dëgjonte me vëmendje dhe bënte gjithçka për ta ndihmuar të realizonte vizionin e saj. - YouTube www.youtube.com Dokumentari i saj, "Madwomen’s Game", do të ketë premierën më 16 prill në Festivalin e Filmit në Miami, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për filmbërësen e re dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Reeves. /Telegrafi/

Go to News Site