Telegrafi
Kosova Finance Forum 2026 do të mbledhë më 27 dhe 28 prill në Prishtinë përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, politikëbërës dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar zhvillimin e tregjeve financiare dhe mundësitë për mobilizimin e kapitalit në Ballkanin Perëndimor. Edicioni i dytë i këtij forumi zhvillohet nën temën “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor” , duke adresuar një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit: krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për investime afatgjata dhe bashkëpunim rajonal. Në edicionin e këtij viti pritet të marrin pjesë më shumë se 50 folës nga rajoni dhe nga arena ndërkombëtare financiare , duke sjellë perspektiva dhe përvoja të ndryshme mbi zhvillimin e tregjeve financiare dhe investimet në rajon. Në mesin e folësve të konfirmuar janë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë: Kristina Kanapinskaitė, Shefe e Divizionit për Kreditim në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Bankën Evropiane të Investimeve, Sebastian Sosa, Përfaqësues Rajonal Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor, si dhe Amer Kapetanovic, Sekretar i Përgjithshëm i Regional Cooperation Council, pa l ë n ë anash guvernatorë të bankave qendrore dhe ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor , duke e bërë këtë një nga takimet më të rëndësishme të dialogut zhvillimor në rajon. Përmes këtij forumi, Kosova synon të luajë një rol më aktiv në avancimin e dialogut financiar në rajon dhe në krijimin e lidhjeve më të forta mes sektorit publik, institucioneve financiare dhe investitorëve ndërkombëtarë. Nj ë sistem financiar i qëndrueshëm dhe i besueshëm krijon më shumë mundësi për bizneset dhe zhvillimin ekonomik , duke kontribuar drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve. P ë r t ë qen ë pjes ë e Kosova Finance Forum 2026 , vizitoni webfaqen https://www.kosovabusinessforum.com . Numri i vendeve është i limituar !
Go to News Site