Collector
Gerard Pique ka reaguar pas kartonit të kuq të Cubarsit në ndeshjen ndaj Atleticos | Collector
Gerard Pique ka reaguar pas kartonit të kuq të Cubarsit në ndeshjen ndaj Atleticos
Telegrafi

Gerard Pique ka reaguar pas kartonit të kuq të Cubarsit në ndeshjen ndaj Atleticos

Gerard Pique i ka shprehur mbështetjen e tij Pau Cubarsit pas kartonit të kuq që mbrojtësi i ri i Barcelonës mori në humbjen ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Pique i dërgoi fjalë inkurajuese talentit të ri përmes një komenti në postimin e Cubarsit në Instagram, duke shkruar: “Mbaje kokën lart, mik. Do t’i mposhtësh në ndeshjen e kthimit”. Mbrojtësi adoleshent u përjashtua nga loja pak para përfundimit të pjesës së parë, pas një ndërhyrjeje ndaj Giuliano Simeones, duke e lënë Barcelonën me dhjetë lojtarë në një moment kyç të ndeshjes së parë çerekfinale. Menjëherë pas këtij episodi, Julian Alvarez përfitoi nga situata dhe shënoi nga goditja e lirë e akorduar, duke e rënduar edhe më shumë situatën për katalanasit. Pas ndeshjes, Cubarsi mori përgjegjësinë për incidentin dhe kërkoi falje ndaj shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Gjesti i tij u vlerësua dhe u mbështet gjerësisht brenda ekipit, përfshirë Dani Olmo, Ronald Araujo dhe Marc Bernal. /Telegrafi/

Go to News Site