Telegrafi
Poezi nga: Raymond Carver P ë rktheu: Fadil Bajraj Ai tha se nuk duket mirë tha se duket keq në të vërtetë shumë keq tha se numërova tridhjetë e dy prej tyre në një mushkëri para se të hiqja dorë nga numërimi i mëtejmë i thashë më bëhet qejfi që nuk do të doja të di më tepër se ç’po ngjet atje pastaj më pyeti a je ti njeri religjioz a bie në gjunjë në zabele dhe a ia lejon veten të kërkosh ndihmë kur arrin te ndonjë ujëvarë mjegulla të bie fytyrës dhe duarve a ndalesh dhe kërkon mirëkuptim në ato çaste i thashë jo ende ama e kam ndër mend t’ia filloj sot tha përnjëmend më vjen keq tha do të doja të kisha ndonjë lajm tjetër të të jepja i thashë Amin ndërsa ai tha diçka tjetër që nuk e kuptova dhe nuk dija se çfarë tjetër të bëja dhe nuk doja që të ma përsëris prapë ndërsa unë ta përtypja krejt atë sall e shikova për një dakik dhe ai ma ktheu shikimin kjo ndodhi atëherë kur brofa në këmbë dhe i shtrëngova dorën njeriut që sapo më kishte dhënë diçka që askush në këtë botë kurrë nuk më kishte dhënë bile mund ta kem falënderuar për natyrën e tij aq bindëse /Telegrafi/
Go to News Site