Collector
Moment historik në NBA: LeBron James dhe djali i tij asistojnë njëri-tjetrin | Collector
Moment historik në NBA: LeBron James dhe djali i tij asistojnë njëri-tjetrin
Telegrafi

Moment historik në NBA: LeBron James dhe djali i tij asistojnë njëri-tjetrin

LeBron James (41 vjeç) dhe djali i tij Bronny (21 vjeç) vazhdojnë të shkruajnë faqe të jashtëzakonshme në historinë e NBA. Në fitoren 119:103 të Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors, familja James vendosi një tjetër rekord unik. Asistimi i parë zyrtar i një djali për një baba në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë u regjistrua në ndeshjen e lartpërmendur. Ky moment historik ndodhi në fund të çerekut të parë. Me 51 sekonda të mbetura në çerekun e parë, Bronny James e lexoi në mënyrë brilante qëllimin e kundërshtarit, e kapi pasimin dhe e fitoi topin. THE FIRST-EVER SON-TO-FATHER ASSIST IN NBA HISTORY! BRONNY BOUNCES IT. LEBRON SLAMS IT. https://t.co/I3ILyCR1L3 pic.twitter.com/xaMFaVHjL5 — NBA (@NBA) April 10, 2026 Ai e drejtoi menjëherë topin drejt të atit, i cili ishte tashmë në një vrap të plotë drejt koshit të Warriors. LeBron kaloi gjysmën e fushës me lehtësi dhe e përfundoi aksionin me një “ngulitje”, duke shkaktuar një shpërthim entuziazmi në stolin e Lakers, por edhe midis tifozëve të basketbollit në tribuna. Në anën tjetër, LeBron e asistoi Bronnyn në çerekun e tretë kur kishin mbetur edhe rreth një minutë e gjysmë lojë, me djalin që shënoi një trepikësh. Bronny ➡️ LeBron LeBron ➡️ Bronny A memorable night for the James family! pic.twitter.com/jM5DtYPg2Q — NBA (@NBA) April 10, 2026 Por, le t'ju kujtojmë se rasti i kundërt ishte regjistruar më parë kur LeBron asistoi Bronnyn për një trepikësh më 28 mars në një ndeshje kundër Brooklyn Nets. Ishte momenti kur u regjistrua asistimi i parë baba-bir në historinë e ligës, dhe tani James është pronari krenar i të dy rekordeve unike. Ndryshe, LeBron James përfundoi ndeshjen me 26 pikë, 11 asistime dhe 8 kërcime në 32 minuta të kaluara në fushë. Nga ana tjetër, Bronny James shënoi 10 pikë, me 3 asistime dhe 2 topa të vjedhur. /Telegrafi/

Go to News Site