Collector
Sabrina Carpenter ndryshon pamjen për setin fotografik të revistës “Perfect” | Collector
Sabrina Carpenter ndryshon pamjen për setin fotografik të revistës “Perfect”
Telegrafi

Sabrina Carpenter ndryshon pamjen për setin fotografik të revistës “Perfect”

Sabrina Carpenter ka surprizuar fansat me një ndryshim të papritur në pamje, duke hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde për një set fotografik retro, ku u shfaq brune dhe pothuajse e panjohur. Në fotografitë e publikuara për revistën Perfect , këngëtarja 26-vjeçare pozon me disa stile të frymëzuara nga vitet e 60-ta, duke përfshirë veshje me motive klasike dhe një paruke të gjatë të zezë. Transformimi i saj vjen në një periudhë të rëndësishme për karrierën, teksa ajo po përgatitet për projektet e reja në ekran dhe muzikë, shkruan DailyMail. Paralelisht, Sabrina po përgatitet për një nga momentet më të mëdha të karrierës së saj: të jetë kryesuese e Festivalit Coachella, ku do të performojë përpara rreth 125 mijë fansave në Kaliforninë Jugore. Ajo ka treguar se planifikimet për këtë shfaqje kanë nisur muaj më parë dhe e ka cilësuar si projektin më ambicioz deri tani. Artistja kujtoi edhe paraqitjen e saj në Coachella në vitin 2024, kur performoi në të njëjtën ditë që publikoi hitin “Espresso”, duke e bërë rikthimin në festival edhe më të veçantë për të. /Telegrafi/

Go to News Site