Collector
Në një ankand publik, Messi po shet një pjesë të trashëgimisë së tij të Barcelonës | Collector
Në një ankand publik, Messi po shet një pjesë të trashëgimisë së tij të Barcelonës
Telegrafi

Në një ankand publik, Messi po shet një pjesë të trashëgimisë së tij të Barcelonës

Lionel Messi, ikona e futbollit argjentinas, pritet të shesë një send personal të çmuar nga periudha e tij e lavdishme te Barcelona, një gjest simbolik që rikthen kujtimet e 17 viteve të tij të jashtëzakonshme me klubin katalanas. Pas një karriere 17-vjeçare me blaugranasit, gjatë së cilës fitoi 10 tituj të La Liga, 7 trofe të Kupës së Mbretit dhe 4 trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe dha 303 asistime në 778 ndeshje, Messi tashmë po ndahet me një pjesë të prekshme të trashëgimisë së tij. 38-vjeçari ka nxjerrë në ankand makinën e tij Porsche Cayenne GTS Coupe të vitit 2021, përmes një ankandi publik të organizuar nga SBX Cars, i cili do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Automjeti e ka shoqëruar atë gjatë sezonit të fundit me klubin (2020-2021) dhe konsiderohet një kombinim i rrallë mes performancës sportive dhe luksit të përditshëm. Sipas faqes Creatorzine, makina, fillimisht e regjistruar në Barcelonë, qyteti i lidhur ngushtë me emrin e Messit, ndodhet aktualisht në Berlin dhe është në gjendje shumë të mirë, me vetëm 14,173 milje të përshkuara dhe me një kontroll teknik të fundit të kryer me sukses. Ndërsa vlera e tregut të saj është rreth rreth 116,000 mijë euro, vlera reale e automjetit lidhet kryesisht me vendin e tij në trashëgiminë e Lionel Messi te Barcelona./ Telegrafi /

Go to News Site