Telegrafi
Real Madrid ka lëshuar dy pikë të rëndësishme në javën e 31-të të La Liga, duke barazuar 1-1 ndaj Girona snë një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë episode vendimtare. Ndeshja u hap në mënyrë të papritur në minutën e 51-të, kur Federico Valverde realizoi golin e avantazhit për Real Madrid, pas një aksioni ku fillimisht goditja e tij u duk e pasigurt, por topi përfundoi në rrjetë pas një gabimi të portierit kundërshtar. Megjithatë, Girona reagoi në minutën e 62-të. Thomas Lemar shënoi një gol të bukur, duke kontrolluar në mënyrë perfekte një pasim në kufijtë e zonës dhe duke e dërguar topin me një gjuajtje të harkuar në shtyllën e djathtë për 1-1. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kryen ndryshime të shumta taktike. Jude Bellingham u zëvendësua nga Arda Guler, ndërsa Eder Militao u zëvendësua nga Dean Huijsen, në një tentativë të Alvaro Arbeloa për të freskuar skuadrën. Kylian Mbappe pati një moment të diskutueshëm në minutën e 88-të, kur kërkoi një penallti pas një ndërhyrjeje në zonë, por gjyqtari e hodhi poshtë menjëherë protestën e lojtarëve të Real Madridit. Barcelona tani me një fitore eventuale të dielën ndaj Espanyolit, mund ta çojë në nëntë pikë diferencën me ‘Los Blancos’./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore
Go to News Site