Collector
A e dini për çfarë shërben vrima në dërrasën e prerjes? Nuk është vetëm për ta kapur | Collector
A e dini për çfarë shërben vrima në dërrasën e prerjes? Nuk është vetëm për ta kapur
Telegrafi

A e dini për çfarë shërben vrima në dërrasën e prerjes? Nuk është vetëm për ta kapur

Një truk i thjeshtë që shumë njerëz nuk e dinë mund t’ju kursejë rrëmujën në kuzhinë. Ja si ta përdorni saktë dërrasën dhe të kaloni ushqimin pa derdhje Kuzhinierja Lora McLaughlin Peterson, e njohur në TikTok si @lorafied, ka publikuar një video që ka habitur shumë njerëz. Edhe pse dërrasat e prerjes përdoren çdo ditë në shumicën e shtëpive, jo të gjithë e dinë funksionin e vërtetë të vrimës në to. Me siguri ju ka ndodhur që gjatë kalimit të ushqimit të prerë në tenxhere, sidomos kur sasia është e madhe, një pjesë të përfundojë në sobë apo edhe në dysheme. Por kjo mund të shmanget lehtësisht. Në videon e saj, Lora tregon mënyrën e duhur të përdorimit të kësaj pjese të dërrasës. Vrima në dërrasën e prerjes nuk shërben vetëm si kapëse, por edhe si kanal për kalimin e ushqimit në enë tjetër. “Sa herë ju ka ndodhur që ushqimi i prerë të përfundojë në banak apo, edhe më keq, në dysheme, ndërsa përpiqeni ta kaloni në enë?”, shkruan ajo në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi. @lorafied ? KITCHEN HACK: CUTTING BOARD TRICK ? How many times have you chopped up something only for it land on the counter or worse, the floor when you’re trying to put it your bowl, the sink or compost? Here’s a HANDY HACK that will give you a slam dunk every time XO, Lora ? CHECKOUT my website: LORAfied.com for more! ➡️ @lorafied wherever you are! ⏱ TikTok YouTube Pinterest Facebook #kitchentok #tiktokhacks #fyp #LORAfied #homemaker #hereforyou #foodhacks #kitchenhacks #cuttingboards #cuttingboard #cookingdemo #customcuttingboard #cookinghacks #inthekitchen #kitchentips #woodcuttingboard #butcherblock #lifehacks101 #themoreyouknow #kitchenskills #testkitchen #goodtoknow #cookingtools #kitchenessentials #didyouknowthis #lifehacker #realmomlife #quickandeasy #veganfoods #lifehacker #ballinonabudget #didyouknowthis #momhacks @Amazon @Amazon Home @Hedley & Bennett ♬ Espresso - On Vacation Version - Sabrina Carpenter Pra, shumë njerëz nuk e përdorin siç duhet dërrasën e prerjes pikërisht në momentin kur duhet të kalojnë ushqimin nga ajo në tenxhere apo tigan. Në vend që ta hidhni ushqimin në mënyrë të pakontrolluar, mund ta drejtoni me thikë drejt vrimës dhe ta kaloni direkt në enë. Në këtë mënyrë keni më shumë kontroll dhe shmangni rrëmujën. “Jo vetëm që është praktike, por edhe argëtuese”, përfundon Peterson. Me këtë truk të thjeshtë të kuzhinierëve profesionistë, kuzhina juaj do të mbetet më e pastër dhe ushqimi i prerë do të përfundojë aty ku duhet – në tenxhere. /Telegrafi/

Go to News Site