Collector
Astronautët e Artemis II u kthyen nga një udhëtim rreth hënës - shkuan më larg se kushdo tjetër më parë | Collector
Astronautët e Artemis II u kthyen nga një udhëtim rreth hënës - shkuan më larg se kushdo tjetër më parë
Telegrafi

Astronautët e Artemis II u kthyen nga një udhëtim rreth hënës - shkuan më larg se kushdo tjetër më parë

Astronautët e misionit Artemis II janë rikthyer të sigurt në Tokë pas një udhëtimi historik rreth Hënës. Ata zbritën në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të San Diegos në Kaliforni, ndërsa procesi i uljes kaloi pa asnjë problem. Kapsula Orion e NASA-s, e quajtur “Integrity”, u ul butësisht në det me ndihmën e parashutave, pranë bregdetit të Kalifornisë Jugore, rreth orës 02:00 sipas kohës sonë lokale. Nga një fshat i Gostivarit në misionin Artemis II - shqiptari Albon Rexhepi rrëfen rrugëtimin e tij drejt një prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze të NASA-s Kështu përfundoi misioni 10-ditor, gjatë të cilit astronautët arritën të depërtojnë më thellë në hapësirë se kurrë më parë, shkruan skynews . Fluturimi Artemis II përshkoi gjithsej 1.117.515 kilometra në dy orbita rreth Tokës dhe realizoi një kalim të afërt pranë Hënës, rreth 4000 milje (afërsisht 6437 kilometra) nga sipërfaqja e saj. Ky ishte fluturimi i parë testues me ekuipazh, pjesë e programit që synon rikthimin e astronautëve në Hënë duke nisur nga viti 2028. - YouTube www.youtube.com Ulja u transmetua drejtpërdrejt nga NASA, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit – Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch nga NASA, si dhe Jeremy Hansen nga Agjencia Hapësinore Kanadeze – u nxorën nga kapsula në det dhe u transportuan në një anije shpëtimi, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Përveç ekzaminimeve shëndetësore, ata do të kryejnë edhe disa teste motorike, të planifikuara nga ekipi i misionit. Astronautët e Artemis II kapin moment historik - Toka rishfaqet pas Hënës Kthimi në Tokë ishte faza më e rrezikshme e misionit, duke testuar në maksimum edhe anijen e ndërtuar nga Lockheed Martin. Ky moment dëshmoi se mburoja termike e kapsulës mund të përballojë forcat ekstreme gjatë rihyrjes në atmosferë nga trajektorja e kthimit nga Hëna. Gjatë hyrjes në atmosferë, kapsula arriti një shpejtësi 32 herë më të madhe se ajo e zërit, ndërsa fërkimi me ajrin e ekspozoi mburojën termike ndaj temperaturave rreth 5000 gradë Fahrenheit, ose 2760 gradë Celsius. /Telegrafi/

Go to News Site