Collector
Dy lojtarët e Real Madridit që e kritikuan ashpër Camavingën gjatë ndeshjes me Gironën | Collector
Dy lojtarët e Real Madridit që e kritikuan ashpër Camavingën gjatë ndeshjes me Gironën
Telegrafi

Dy lojtarët e Real Madridit që e kritikuan ashpër Camavingën gjatë ndeshjes me Gironën

Dy lojtarë të Real Madridit kanë shprehur hapur frustrimin e tyre ndaj bashkëlojtarit francez Eduardo Camavinga, pas golit të shënuar nga Thomas Lemar për Gironën gjatë ndeshjes së zhvilluar të premten në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligës. Real Madridi luajti baras në shtëpi ndaj tyre, duke bërë që të mbetet gjashtë pikë mbrapa Barcelonës, e cila në rast fitoreje ndaj Espanyolit do ta çonte epërsinë në nëntë pikë në krye të tabelës. Fede Valverde e kishte kaluar Real Madridin në epërsi me një goditje të fuqishme në minutën e 51-të, por Lemar barazoi rezultatin për skuadrën katalanase në minutën e 62-të me një goditje të ngjashme. Goli i barazimit i Lemar erdhi pas një goditjeje të fuqishme me këmbën e majtë brenda zonës, e cila kaloi mes këmbëve të Camavingas, duke e lënë mesfushorin francez të pafuqishëm për ta bllokuar tentimin e bashkëkombësit të tij. Even Militao and Lunin has had enough of Camavinga shit show pic.twitter.com/IDq3nuoSpQ — (JK) Huijsen era (@jkrmcf) April 10, 2026 Menjëherë pasi topi përfundoi në rrjetë, portieri ukrainas Andriy Lunin dhe mbrojtësi brazilian Eder Militao reaguan me nervozizëm ndaj Camavingas, duke shfaqur hapur pakënaqësinë për mungesën e mbulimit në atë aksion. Ndeshja përfundoi 1-1 në “Bernabeu”, duke e lënë Real Madridin pa fitore në tre ndeshjet e fundit radhazi, pas humbjeve të mëparshme 2-1 ndaj Mallorcas dhe Bayern Munich./ Telegrafi /

Go to News Site