Telegrafi
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim”. Sipas njoftimit, rasti është iniciuar pas një ankese të paraqitur nga një qytetare, e cila ka denoncuar veprime të kundërligjshme të dyshuara nga ana e zyrtarit policor. Pas pranimit të informacionit, hetuesit e Departamentit të Hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor, në koordinim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë edhe në vijim, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. / Telegrafi /
Go to News Site