Telegrafi
Liga Premier veçse u bë më dramatike pas gabimit të Arsenalit, që në shtëpi u mposht nga Bournemouth. Si Arsenal ashtu edhe Man City mbesin dy kandidatët e vetëm për titull, me “Qytetarët” janë nëntë pikë prapa “Topçinjve”, megjithatë kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Por, një skenar që mund ta bëjë Ligën Premier edhe më dramatike tashmë po qarkullon në rrjetet sociale. Në bazë të analizës së fundit, nëse Manchester City i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, do të mbledhë plot 85 pikë. E njëjta situatë mund t’i ndodhë edhe Arsenalit, nëse i fiton të gjitha ndeshjet, por mposhtet nga City në “Etihad” në fundjavën tjetër, pra do t’i ketë 85 pikë. Nëse ndodhë i tërë ky skenar, atëherë golaverazhi do ta shpallë kampionin e Anglisë, gjë që s’ka ndodhur në dekada. ?✨ This is a crazy possibility in the Premier League: • If Manchester City win all their remaining games, they will finish with 85 points • If Arsenal lose to Man City, but end up winning every other game, they will finish with 85 points This means the Premier League title… pic.twitter.com/TPh3kj6Uqo — The Touchline | ? (@TouchlineX) April 11, 2026 Kësisoj, të dy gjigantët anglezë tani do të kenë kujdes edhe për golat e pranuar sepse mund të kenë rol tepër të madh në fundin e sezonit./ Telegrafi /
Go to News Site