Collector
Nora Istrefi dhe Sinan Vllasaliu publikojnë bashkëpunimin e ri “Paralele” | Collector
Nora Istrefi dhe Sinan Vllasaliu publikojnë bashkëpunimin e ri “Paralele”
Telegrafi

Nora Istrefi dhe Sinan Vllasaliu publikojnë bashkëpunimin e ri “Paralele”

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me artistin e mirënjohur Sinan Vllasaliu. Projekti vjen si pjesë e serisë së këngëve të reja që artistja ka paralajmëruar së fundmi. Kënga e re, e titulluar Paralele, bashkon stilin modern të Norës me elementet muzikore që e karakterizojnë prej vitesh Sinanin, duke krijuar një kombinim të veçantë mes dy zërave të njohur të skenës shqiptare. Screenshot/YouTube Ky projekt shënon një tjetër ribashkim artistik mes dy këngëtarëve, të cilët edhe më herët kanë sjellë bashkëpunime të suksesshme. Një ndër më të njohurit mbetet Pa fat , këngë që pati jehonë të madhe dhe u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site